Nice:Kosova nuk ka dobi nga themelimi i Gjykatës Speciale,përkundrazi zbeh imazhin

0

Ish-prokurori i gjykatës ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, Sir Geoffrey Nice, thekson se Gjykata Speciale nuk mund t’i sjellë ndonjë dobi imazhit të Kosovës.

Sir Geffrey Nice, ish Prokuror në Tribunalin e Hagës thotë `Është mjaft e qartë që kjo gjykatë, së paku jo në afat të shkurtër, nuk pritet të sjellë ndonjë dobi a përfitim për Kosovën apo qytetarët e saj, jo në kuptimin e imazhit që ka në botë. Nuk do të sjellë ndonjë dobi, e në të vërtetë do t’i shërbejë interesat e Serbisë. Më duhet ta përsëris, kjo gjë po imponohet për arsye politike, e nuk mund të dihen variablat e këtij ekuacioni, të këtij vlerësimi, në mendjet e atyre që janë të vendosur që kjo gjykatë duhet themeluar dhe duhet të jetë efektive`.

Sir Geoffrey Nice tha se ajo që mbetet ende e paqartë janë benefitet që do t’i ketë Kosova me krijimin e kësaj gjykate, përveç heqjes së njollave të cilat i janë mveshur vendit me publikimin e raportit të ish senatorit Dick Marty. Ai u rekomandon liderëve politik të vendit që të kërkojnë sqarime në mënyrë që të dinë benefitet dhe humbjet e Kosovës me krijimin e kësaj gjykate. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Gjykatën, atëherë ajo që vjen si kërcënim është që kjo do të mund të vendosej nga Kombet e Bashkuara, përmes Këshillit të Sigurimit. Ka njerëz që besojnë që kjo gjë do të ishte më e mirë, pasi që do të ishte organ i OKB-së, do të merrte parasysh të gjitha palët, e kështu me radhë. Por, megjithatë, kjo mund të mos ndodhë, mund të mos ndodhë që OKB-ja të themelojë një gjykatë të tillë, si dhe kam dëgjuar shpesh njerëzit të thonë që ka shumë pak gjasa që OKB-ja të ketë mundur ta bënte këtë gjë ndonjë herë. A mund të jetë kjo arsye e mirë për të mos miratuar Gjykatën Speciale? Nuk e di, varet plotësisht nga ajo që pritet të jetë si dobi për Kosovën nga themelimi i Gjykatës, apo cila është pasoja nëse nuk themelohet ajo.

Ndër të tjera Sir Geoffrey Nice nuk e përjashton mundësinë që krijimi i gjykatës speciale për Kosovën të jetë reflektim i dështimit të komunitetit ndërkombëtarë në Kosovë.
Këto komente, britaniku i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive në RTK, ku ka folur edhe për gjykimin e diktatorit serb, Slobodan Milosheviq, i cili pati vdekur pa marrë një ndëshkim nga Tribunali i Hagës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here