Ngritet në 31 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit me urën në Taipei

0

PRISHTINË, 4 SHKURT – Të dhënat më të reja nga BBC flasin se numri i të vdekurve nga aeroplani që u përplas në urën mbi lumin afër Taipeit në Taiwan ka arritur në 31 veta. Në aeroplanin i cili është përplasur pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti i Taipeit ishin duke udhëtuar 58 persona, kryesisht turistë kinezë. Në këtë aksident kanë mbijetuar 15 persona, ndërkohë që 12 të tjerë ende mbesin në kërkim nga ekipet shpëtimtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here