Ngritet aktakuzë për deputetët Kurti, Haxhiu, Kadaj-Bujupi dhe Topalli

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar për mediat se sot ka ngritur aktakuzë kundër katër deputetëve të Kosovës.

Të akuzuarit për përdorim të armës apo mjetit të rrezikishmë, sipas komunikatës për mediat, janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, transmeton KosovaPress.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë.

“Të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here