Ngriten tensionet në Goshincë të Kumanovës

0

Ministria e Brendshme e Maqedonisë gjatë një aksioni që ka ndërmarrë mbrëmë në Kumanovë ka arrestuar tre vëllezërit e familjes Rexhepi.

Njëri prej vëllezërve, Rexhep Rexhepi është veteran dhe invalid i luftës në Kosovë.
Gjatë bastisjes, familjaret e vëllezërve Rexhepi, kanë njoftuar se policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në shtëpinë e të arrestuarve.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të këtyre personave, kurse Ministria e Brendshme ka paralajmëruar të jep më shumë hollësi rreth këtij rasti gjatë ditës së sotme.
Mediat maqedonase kanë njoftuar se gjatë natës ka pasur një përleshje me armë zjarri mes policeve dhe një grupi të armatosur në Goshincë të Kumanovës,me ç’rast një person ka ngelur i plagosur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here