Ngjarje e pazakontë në degën e LDK-së në Gjakovë

0

Anëtarët e LDK-së –Dega në Gjakovë po përjashtohen nga procesi zgjedhor, ka tërhequr vërejtjen sot Fetah Bakija, njëri nga krerët lokal të LDK-së përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. “Sot ndodhi një ngjarje jo e mirë dhe e pazakontë në degën e LDK-së në Gjakovë. Meqë është kërkuar që të paraqiten dhe të plotësohen formularët për anëtarësinë e LDK-së në nëndegë dhe degë dhe më pastaj të sjellen në selinë e degës apo nëndegës në Gjakovë, sekretari dhe njëfarë anëtari Nazim Kpuska refuzojnë t’i pranojnë këta formularë”, është ankuar ai. “Kështu ata dëshirojnë që t’i përjashtojnë anëtarësinë nga procesi i zgjedhjeve. Kjo po ndodhë për fat të keq në LDK-në tonë në Gjakovë”, ka përmbyllur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here