Nga tërmeti në Nepal, deri tani mbi 4 mijë të vdekur, mbi 7 mijë të lënduar dhe mbi 100 mijë të pastrehë

0

Së paku 4 mijë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100.000 kanë mbetur pa strehë nga tërmeti në Nepal, kanë thënë zyrtarët e ketij shteti, derisa kërkimi është intensifikuar në fshatrat e largëta të cilat janë jashta mundësisë së ndihmës së ekipeve shpëtimtare.
Megjithatë, raportet nga rrethina e largët nepalese Ghorka, afër epiqendrës së tërmetit të së shtunës, sugjerojnë se numri i viktimave mund të jetë më i vogël se sa kishte frikë-edhe pse një pjesë e madhe e ndërtesave janë dëmtuar keqas.
Zyrtarët sipas “The Guardian” kanë thanë të hënën se numri i përgjithshëm i të vdekurve e të plagosurve në Ghorka ishte ende i paqartë, por, duke pasur kontakte me shumicën e administratorëve, ata mendojnë se do të jetë “në qindra, jo në mijëra”.
Nga fund të pasdites, totali i përgjithshëm i konfirmuar në të gjithë Nepalin ishte 3922 të vdekur dhe gati 7180 të plagosur. Një ortek i shkaktuar nga tërmeti vrau 18 njerëz në bazë kampin e malit Everest, ndërsa 85 persona u vranë në Indi dhe Kinë.

Nepal

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here