Nga kush u plaqkit familja e Ismail Hysenit në vitin 1999 në fshatin Mamëz të Kukësit

0

Pas hetimeve të prokurorisë, u konfirmua se me datën 16 maj 1999, familja e Ismail Hysenit, qenë e strehuar tek banesa e një personi me emrin Lutfi Demnushi në fshatin Mamëz në Kukës, për shkak të luftës në Kosovë. Atë natë rreth orës 00:40, në kohën që Ismaili po flinte tek automjeti i tij i parkuar tek oborri i banesës, kanë shkuar katër persona të armatosur dhe …

Dy ditë pas arrestimit të kryer nga policia e Kukësit e dy personave të akuzuar për grabitjen me armë të një kosovari në vitin 1999, prokuroria zbardhi edhe aktivitetin e kryer nga të dyshuarit, duke ngritur ndaj tyre edhe akuzën e “vjedhjes me armë”, ngjarje e ndodhur me 16 maj të vitit 1999.

Sipas prokurorisë së Kukësit, nga ana e drejtorisë së policisë së këtij qarku, janë referuar të dhëna, në bazë të të cilave kishte dyshime se dy personat mund të ishin autorë të veprës penale të vjedhjes me armë. Këto dyshime u konfirmuan kur këta dy persona gjendeshin të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe nga ana e Prokurorisë u autorizua përdorimi i të dhënave të hetimit sipas të cilave rezultoi se personat e arrestuar ishin autorë të veprës penale për të cilën akuzoheshin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “vjedhjes me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Pas hetimeve të prokurorisë, u konfirmua se me datën 16 maj 1999, familja e Ismail Hysenit, qenë e strehuar tek banesa e një personi me emrin Lutfi Demnushi në fshatin Mamëz në Kukës, për shkak të luftës në Kosovë. Atë natë rreth orës 00:40, në kohën që Ismaili po flinte tek automjeti i tij i parkuar tek oborri i banesës, kanë shkuar katër persona të armatosur dhe të maskuar, njëri prej tcilëve ka patur armë zjarri pistoletë dhe tre të tjerët armë automatike. Njëri prej personave ka goditur me automatik xhamin e makinës duke e thyer atë.

Në këtë kohë Ismaili ka ndezur dritën e makinës dhe ka filluar të bërtasë me të madhe. Nga shtëpia kanë dalë nëna e tij dhe dy vëllezërit, ndërsa njëri nga agresorët e maskuar dhe të pajisur me armë goditi nënën e tij. Në këtë moment dy vëllezërit kanë tentuar të afrohen por personat me armë i kanë qëlluar duke plagosur njërin prej tyre. Nën kërcënimin e armës personat e armatosur i kanë kërkuar para Ismailit. Nga prokuroria me 25 janar 2015 u autorizua përgjimi ambiental i bisedave të Agim Spahisë, Gëzim Vojës, Sulejman Demnushit, Lutfi Demnushi, Rexhep Vojës dhe Bujar Spahisë. Nga bisedat rezultoi se autorët e kësaj ngjarje ishin të pandehurit Agim Spahia dhe Gëzim Voja, tashmë të arrestuar nga policia./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here