Nga fillimi i vitit tjetër kalohet në prokurim elektronik

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 49-të, të rregullt.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa, ka adresuar disa çështje aktuale, konkretisht trajtimin e çështjes së luftës kundër korrupsionit, e cila është diskutuar nga shoqëria civile, nga përfaqësuesit diplomatik.
Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës e ka gjithmonë parasysh këtë çështje, duke kërkuar nga të gjithë ministrat që të punojnë me përkushtim të plotë, në mënyrë që të eliminojnë çdo burim dhe çdo formë të korrupsionit në ministritë, agjencitë dhe drejtoritë që i menaxhojnë.
Kryeministri Mustafa vlerësoi faktin se gjatë këtyre tetë muajve nuk ka pasur ndonjë rast të shënuar të korrupsionit në organet e Qeverisë, por tha se percepsioni për korrupsionin publik del se është i lartë dhe ky percepsion e dëmton edhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe rrugën e integrimeve evropiane.
Kryeministri theksoi se nuk është e udhës që kjo çështje të vlerësohet vetëm mbi bazën e perceptimeve por kërkoi që të punohet konkretisht dhe që korrupsioni të adresohet në mënyrë konkrete. “Si kryeministër, por edhe si Qeveri, kërkojmë nga të gjithë, edhe nga shoqëria civile nga bizneset, nga qytetarët, nga çdokush, që të paraqes çdo rast të korrupsionit, dhe që ta adresojë në mënyrë të drejtpërdrejt korrupsionin, qoftë në individ të caktuar, qoftë në organe të caktuara”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se disa prej ministrave por edhe ai vet nuk i kanë nënshkruar disa kontrata, për të cilat nuk kanë qenë të sigurt se a janë zhvilluar procedurat në mënyrë ligjore.
Duke shpalosur hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim, kryeministri Isa Mustafa po ashtu se tha se javën e ardhshme do të punohet në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurimin Publik. “Do të kalojmë në prokurimin elektronik, nga fillimi i vitit të ardhshëm, që është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian, dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet e Ligjit mbi Prokurimin Publik, të cilat e rrisin efikasitetin dhe efiçiencën e shfrytëzimit të parasë publike”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të kontratave dhe çështjen e çmimeve referente, në mënyrë që këto të rregullohen në pikëpamje ligjore dhe operative e që të mos lejohet në asnjë mënyrë dëmtimi i parasë publike.
Duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve  në mbrojtjen e parasë publike,  theksoi nevojën për rezultate konkrete në këtë drejtim dhe që më tutje temat dominuese në Kosovë të jenë tema të zhvillimit dhe të punësimit.
“Kryeministri Isa Mustafa ka sqaruar detajisht edhe përfoljet lidhur me një kontratë për servisimin e një makine të Qeverisë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje, si dhe duke ritheksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë për mbrojtjen e parasë publike dhe luftimin e korrupsionit.” është theksuar në një njoftim nga Qeveria e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here