Nga e para

0

ZAMIRA AGALLIU

Po t’më duhej t’a  rinisja nga e para,
Zbathur do të ecja deri  në vjeshtën e vonë,
Do të shkelja mbi baltë, pluhur e shkarpa,
Që të prekja e të ndjeja planetin tonë  .

Dua të dehem, për të mos qenë e përsosur,
Lindje e perëndim ndryshe t’i shoh,
E imja të bëhej marrëzi e marrosur,
Që ndjenjën e lakmisë të mos e njoh .

Do të udhëtoja pa bagazhet e mia,
Pa pardesy e pa parashutë,
Nuk do t’i paraprija më së keqes,
Ku çdo orë e minutë arsyeja na mbyt .

Po të më duhej nga e para t’ia rinisë,
E ta rijetoja jetën time përsëri,
Mes të gjallëve, urë do t’i ngrija dashurisë,
Por nuk jam zot as perëndi.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here