Nga e hëna (nesër) fillon mësimi në shkollat e Kosovës

0

Gjatë takimit të përfaqësuesve të Sinikdiatave të Arsimit të Komunave të Kosovës të mbajtur sot në Prishtinë me shumicë votash është vendosur që të hënën punonjësit e arsimit t`i rikthehen punës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se në rast të mos përmirësimit të gabimeve që ndodhën në listën e pagave dhe asaj të përvojës së punës, sindikata të cilën ai e drejton do të rinis grevën.

Ndërkaq, i vetmi që ka kundërshtuar vendimin e SBASHK-ut për pezullimin e grevës ishte, Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Klinës, Arif Elezi me arsyetimin se ka gabime të mëdha në listat e pagave dhe në vitet e numëruara të përvojës së punës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here