Nga Bullgaria vijnë e vjedhin nëpër bankomate të Kosovës

0

PRISHTINË, 23 JANAR – Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike i ka kurorëzuar hetimet e saj me sukses duke arrestuar dy shtetas bullgar të cilët gjatë dy muajve të fundit dyshohen se në vazhdimësi kanë krime kibernetike. Të dyshuarit sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, “duke përdorur pajisje të modifikuara kanë tërhequr në mënyrë të kundërligjshme shuma të parave nga disa bankomate në Prishtinë dhe në Mitrovicë”. Të enjtën kanë rënë në prangat e policisë shtetasit bullgarë B. H. i lindur me 1980 dhe A. G. i lindur me 1972. Gjatë realizimit të kontrollit të veturës dhe lokacionit ku shtetasit bullgarë po qëndronin përkohësisht, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 mini kamera të modifikuara që shërbejnë për vjedhjen e të dhënave-pin kodit të klientit, 1 memorie e modifikuar, e cila shërben për ruajtjen e incizimeve nga mini kamerat e modifikuara, 1 metal i modifikuar për kesh trapping, kabllo për nxjerrjen e informatave nga pajisjet e modifikuara, 1 laptop, veshmbathjet me të cilat njëri nga të dyshuarit me datën 21.1.2015 i kishte vendosur pajisjet në bankomat në Mitrovicë, 1 veturë BMW me targa bullgare dhe disa vegla pune të cilat të dyshuarve u kanë shërbyer për punimin e pajisjeve “SKIMING” të cilat të dyshuarit i vendosin në bankomate. Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here