Nga amnistia do të përjashtohen të korruptuarit…

0

Ministria e Drejtësisë, ka hartuar draftligjin inicial për Amnisti, me ç’rast parashihet të amnistohen kategori të caktuara të veprave penale.
Nga amnistia do të përjashtohen veprat penale të cilat ndërlidhet me korrupsionin dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, krimin e organizuar, trafikimin me qenie njerëzore, veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, veprat penale kundër të drejtave të votimit, veprat penale kundër integritetit seksual, si dhe veprat penale të cilat kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore apo me viktima në njerëz, po ashtu veprat penale të cila kanë rezultuar me pasoja në viktima të ndjeshme, përkatësisht në fëmijë, persona me aftësi të kufizuara fizike apo mendore, persona me aftësi të zvogëluar, grua shtatzënë ose partner familjar.
Me rastin e hartimit të draftitligjit është paraparë që të mos preken të drejtat e personave të tretë të cilët bazohen në vendimin e gjykatës për veprat penale të cilat do të amnistohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here