Nga 30 qershori hiqet romingu për vendet e Ballkanit

0

Që nga 30 qershori i këtij viti do të hiqen kufzimet roming midis Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, raportojnë mediet në Shkup.

Kjo do të thotë se qytetarët mund të flasin, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin sikur në vendin e tyre.

Një marrëveshje e tillë është arritur në takimin e fundit në Beograd që është mbajtur në fund të 2014-ës. Rregullatorët nga katër vendet e rajonit, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia, ranë dakord që çmimet e reja të fillojnë të aplikohen më 30 qershor 2015.

Vonesat kanë ndodhur për shkak se ka pasur disa probleme me një nga nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, shkruajnë mediet në Shkup, duke cituar zyrtarët e Rregullatorit të telefonisë mobile në vend.

Ndryshimet e nevojshme legjislative janë bërë vitin e kaluar në Maqedoni. Të gjitha kushtet ligjore do të realizohen me marrëveshjet ndërshtetërore të nënshkruara në Mal të Zi në nëntor 2014, thuhet në njoftimin e Rregullatorit të Maqedonisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here