Nga 2137 fermerë që aplikojnë për grante në MB, më së shumti nga Prishtina

0

Është mbyllur afati i aplikimit për projekte zhvillimore/grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kjo ministri ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.
Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Prishtina: 562
Prizreni: 535
Mitrovica: 282
Peja: 251
Ferizaj: 188
Gjilani: 186
Gjakova: 133
Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Për investime në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro, në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, 5 milionë euro për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve 1.5 milionë euro, ndërkaq për ujitjen e tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.
Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në webfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here