Nga 19 kandidatë shqiptarë, deri tash 7 të zgjedhur në Gjenevë

0

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve për asambletë komunale të Gjenevës ende nuk është bërë në mënyrë zyrtare. Në disa komuna kanë mbetur edhe mjaft vota të panumëruara. Megjithatë, albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta, të afërta me zgjedhjet, se në komunat ku numrimi ka përfunduar, disa nga kandidatët shqiptarë kanë arritur të zgjidhen.
Deri tash dihet për 7 të zgjedhur nga gjithsej 19 që kanë kandiduar.
Fjala është për: Sami Gashin nga PDC, qyteti i Gjenevës, Granit Metushin kandidat i gjelbër në Vernier, pastaj po në Vernier, gjithnjë sipas rezultateve ende të pakonfirmuara, kanë siguruar votat e mjaftueshme edhe Valdete Sopi (që e ka mandatin e dytë, Gëzim Ilazi dhe Leotrim Hebibi, të tre të Partisë Socialdemokrate (PS).
Në komunën Meyrin po fitojnë edhe dy kandidatë nga SP-ja, Xhevrije Osmani dhe Hysri Halimi, ndërsa pritet rizgjedhja e Ismet Kurteshit nga SP-ja në komunën Onex, i cili në këtë rast do të fitonte mandatin e dytë në këtë post. Vendi i Kurteshit në asamble, siç merr vesh albinfo.ch, varet nga ajo nëse fituesja, zonja Kaas e cila është njëherësh në ekzekutivin e komunës do të vazhdojë të mbetet në ekzekutiv ose jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here