Nexhmedin Spahiu nervozohet në Shpend Ahmetin, i thotë: “Turp të qoftë!”

0

Analisti Nexhmedin Spahiu, i ka cilësuar si turp për kreun e Prishtinës Shpend Ahmeti, faktin që në vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë nuk kishte fare flamur shtetëror të Kosovës.

POSTIMI

Shpend Ahmeti, a e pranon apo nuk e pranon ti shtetin e Kosovës? Kjo është pyetja fundamentale. Nëse nuk e pranon këtë shtet ti nuk duhesh ta pranosh asnjë dokument të këtij shteti ashtu sikur edhe Serbia dhe cdo kush tjetër që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nëse e pranon shtetin e Kosoves (dmth pranon pasaporten e letërnjohtimin e saj) po nuk e ke përzemer këtë shtet, ngase e ke përzemër ndonjë shtet tjetër (Shqipërinë, Serbinë apo Tunguzinë) atëhere ti je një minoritet në Kosovë dhe nuk është e thënë ta duash flamurin e Kosovës.

Por duhet ta dish që kombi kosovar nuk është komb multietnik që të zgjedh një minoritar për kryetar të kryqytetit.

Por nëse e pranon shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht e do këtë shtet atëherë ti i takon kombit kosovar dhe duhet ta mbrosh flamurin e Kosovës. Nëse ti i takon këtij kombi (siç i takoj edhe unë) po nuk të pëlqen ky flamur (siç nuk më pëlqen as mua) për shkak se është vendosur në mënyrë jo demokratike, por gjithsesi legale, atëherë duhet ta respektosh për hir të shtetit që e do, dhe do të bësh përpjekje që ta ndryshosh atë me rrugë legale e legjitime dhe jo ta injorosh atë siç e injoron ti Shpend Ahmeti, turp të qoftë.

Turpi tjetër. Edhe vet kryeministrit të parë shqiptar Ismail-Qemal Vlorës vazhdon t’i shtrembërohet emri e mbiemri, duke i bërë gjysmën e emrit përemër e gjysmën tjetër për mbiemër, ndërsa mbiemri i është zhdukur fare, ngaqë Enver Hoxha ka zhdukur pothuaj gjithë familjen Vlora.

Prandaj, e ka hequr edhe vet mbiemrin Vlora të kryeministrit të parë shqiptar. Është turp që edhe në vitin 2015 ti i ripërtrinë shtrembërimet e Enver Hoxhës mu në qendër të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here