Nexhat Daci ka një letër falenderimi për të gjithë shqiptarët

0

Akademik Nexhat Daci dhe familja e tij kanë falënderuar dhe kanë shprehur mirënjohje të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet me rastin e vdekjes së djalit të tyre të vetëm, Arian Dacit.

Daci përmes një letre falënderimi, ka thënë se vdekja e Arianit ishte një dhimbje tejet e madhe për familjen e tij, ‘por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër.”

LETËR FALËNDERIMI

Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e vështira që i përjetuam. Në veçanti, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit shtetërorë nga pozita dhe opozita në Kosovë për vizitat dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme, liderët e Shqipërisë, liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, përfaqësuesit nga mërgata që vinin nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e LDK-së Mustafa, Kryetarin e Vetëvendosjes Kurti, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Akademik Tolen, Kryetarin e BDI-së Ahmeti, ministrin e Punëve të Jashtme Pacolli, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi si dhe Zëvendëskryeministrin Gashi i cili në bashkëpunim, bashkërendim dhe duke gëzuar ndihmë të pakursyer nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj u përkujdesën në të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e ceremonisë mortore sipas Protokollit të Shtetit. Ne, gjithashtu, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit nga vendet e huaja të cilët na ngushëlluan dhe ndanë dhembjen me ne, duke përfshirë Ambasadën britanike, franceze, suedeze, hungareze si dhe përfaqësuesit e vendeve tjera. Ishte një dhembje tejet e madhe për ne por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen por edhe për vendin.

 Me respekt, Akademik Nexhat Daci, Kryetar i ASHAK-ut

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here