NEWBORN 2015 është gati për me u ngjyrosë.

0

PRISHTINË, 13 SHKURT – Fisnik Ismaili, kreatori i “New Born”, simbolit të pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar nga llogaria e tij në rrjetin social Facebbok se “duke fillue nesër, këtë fundjavë edhe të hanën,” ky monument do të ngjyroset rishtazi. “Hajde ngjyrose NEWBORN-in qysh ta do zemra”, ka bërë ftesë Ismaili, tash deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetvendosje. “Merri fëmijët, miqtë, hajde vetë. Artista e arkitekta, zbukurone si çdo vit”, i ka thirrur qytetarët e vendit ai. “Bjer brusha me vete ose ndihmo me u furnizue me ngjyra”, ka porositur Ismaili duke dhënë edhe numra telefoni për ata që duan të ndihmojnë në këtë punë. “Nëse do me ndihmue, thirre Besnik Bujupin në 045665515, ose Tuba Safçiun në 045665504, çdo kontribut na ndihmon shumë”, ka sugjeruar ai me lutjen “Të lutem shpërndaje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here