New York: Shqiptari mysliman dha 100 mijë dollarë për Katedralen e Prishtinës

0

Në New York është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, kjo mbrëmje solli plotë mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar Nënë Tereza.

Ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.

Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje u mblodhën  1.3 milion dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur biznesmen shqiptar i fesë myslimane, Jim Xhema, dhuroi zarfin me 100.000 dollarë.

68187_10152963675117494_5877132091550303885_n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here