Nesër protestë në Prizren, kundër vrasjes së Hekuran Morinës…

0

Ismail Morina, familjar i të vrarit Hekuran Morina nga Prizreni ka njoftuar sot se nesër në ora 14:00 do të mbahet një protestë në lidhje me këtë vrasje dhe të tjera, para Gjykatës Themelore në Prizren. “Pas vrasjes së familjarit tonë Hekuran Morinës dhe plagosjes së disa qytetarëve të Prizrenit nga bandat kriminale të qytetit, si pasojë e mosfunksionimit të organeve të drejtësisë, ne kemi organizuar një protestë për ditën e hënë, 14 Shtator, para Gjykatës Themelore në Prizren”, ka njoftuar Morina.
“Protesta do të fillojë në ora 14:00, ku me këtë rast ne do të shfaqim pakënaqësinë tonë karshi dështimit të organeve të drejtësisë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, ka bërë me dije Ismail Morina, në emër të familjes Morina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here