Nesër në ora 14:00 në Tërpezë të Poshtme varroset 15 vjeçarja e aksidentuar në Kroaci

0

Familja Krasniqi nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës njofton se në orët e pasditës së vonë sot është kthyer nga Kroacia kufoma e vajzës së tyre të aksidentuar në Otocci të Kroacisë, 15 vjeçares, Fjolla Krasniqi. Sipas njoftimit varrimi i të ndjeres bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Tërpezë e Poshtme.

Burime nga kjo familje njoftojnë se në qytetin ku ka jetuar familja Krasniqi në Slloveni, 10 janari, dita kur ka ndodhur aksidenti ku ka vdekur Fjolla, është caktuar si ditë zie, pasi sipas tyre ajo ka qenë nxënësja më e mirë e shkollës ku i ka ndjekur mësimet. Ditën e aksidentit flamuri aty ishte vendosur në gjysmështizë.

Familja e Xhavit Krasniqit, dy bashkëshortët dhe 3 fëmijët e tyre më 10 janar është aksidentuar siq kanë njoftuar mediat kroate në kilometrin e 137-të në magjistralen A1, në Otocci të Kroacisë rreth orës 11:00. Ata po ktheheshin nga pushimet dimërore që i kishin kaluar në vendlindje me rastin e festës së Vitit të Ri, për në Maribor të Sllovenisë ku jetojnë.

Veq vajzës 15 vjeçe e cila kishte vdekur në aksident lëndime të rënda kishte pësuar edhe vajza 6 vjeçe e kësa familjeje, por pas trajtimit mjekësor në Zagreb, fatbardhësisht tashmë ajo e ka kaluar rrezikun për jetë dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here