Nesër Kuvendi mblidhet për Specialen

0

Është thirrur për nesër në orën 11:00 mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ftesa u është dorëzuar shefave të grupeve parlamentare.
Koha.net mëson se me ketë rast do të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet pasditen e së premtes. Nga disa burime të ndryshme është konfirmuar se në rend të ditës do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Deri tash është raportuar se mazhoranca nuk i ka të sigurta votat e nevojshme për krijimin e Speciales.
Përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës ta themelojnë sa më shpejtë gjykatën speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here