Nesër fillon muaji i Ramazanit.Uron Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj

0

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka uruar mbarë shqiptarëve muajin e bekuar të Ramazanit. Bruçaj ka thënë se agjërimi në këtë muaj na rikujton detyrimin që kemi kundrejt të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tonë.

Dita e parë e muajit i Bekuar të Ramazanit fillon më 18 qershor. Ja fjalimi i plotë i kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’iu uroj:

Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Agjërim të lehtë e të pranuar. Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore.

“Agjërimi në këtë muaj na rikujton detyrimin që kemi kundrejt të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tonë.

Të nderuar motra dhe vëllezër, në Shqipëri dhe jashtë saj, duke ju uruar edhe një herë përzemërsisht muajin e bekuar të Ramazanit, lus Allahun e Madhëruar, që t’ju japë ju dhe familjeve tuaja, shoqërisë dhe kombit tonë, begati e mirësi”, thekson mesazhi i Skender Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here