Nëse konsumoni sasi të tepruar të çipsave rrezikoheni nga sëmundjet …

0

Konsumimi në sasi të tepruara i çipsave mund të shtojë rrezikun për sëmundjet e zemrës, tregojnë studimet e fundit.

Kërkuesit kanë gjetur se substanca e njohur si akrilamid, e cila hyn në përbërjen e çipsave, lidhet një probabilitet më të madh të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Personat e eksperimentuar në këtë studim kishin konsumuar një sasi të çipsit, e cila në ditë kishte dhënë mesatarisht 157 μg (mikro gram)  akrilamid, dhe më pas te to janë vërejtur ndryshimet biokimike.

Shkencëtarët kanë vërejtur ndryshime negative në nivelin e LDL-kolesterolit, rritje të disa markerëve (sinjalizuesve) të inflamacioneve, por edhe rritje në nivelet e disa antioksiduesve, të cilët ndihmojnë eliminimin e akrilamidit nga organizmi. Që të gjitha këto janë shenja të rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Efektet negative të akrilamidit në organizëm janë studiuar edhe më herët dhe ishte vërtetuar një lidhje në mes të sasive të larta të kësaj substance dhe çrregullimeve të sistemit nervor. Disa studime e kanë lidhur akrilamidin edhe me rritjen të gjasave për zhvillim të kancerit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here