Nëse keni nevojë të qani dhe nuk e bëni do të rrezikoheni nga problemet kardiovaskulare

0

E qara të bën mirë, pasi është një shenjë e mirë e shëndetit, një manifestim fiziologjik, ku me anë të tyre ke mundësi të shfaqësh anën tënde emocionale. Kjo është një e mirë qoftë nga ana fizike, ashtu dhe psikologjike.
Emocionet e fshehura nuk i bëjnë mirë organizmit, sepse bëjnë që brenda teje të ketë shumë tension, duke sjell me vete dhe mjaft pasoja negative. Çdo lot shndërrohet në një të mirë të mundshme për organizmin, në momentin që iu vjen të përloteni.
Sforcimi që i bëni vetes përballë një situate të vështirë për të mos qarë në vetvete është një dëm shumë i madh, pasi jep një bllokim brenda jush, duke krijuar një situatë të rëndë stresi.
Në këtë rast sforcimi nga ana juaj, sjell dëme të konsiderueshme të stomakut, të sistemit imunitar dhe deri tek problemet kardiovaskulare.
E qara nuk vjen gjithmonë si pasojë e dhimbjes, por ka plot të tilla që vijnë si pasojë e emocioneve sidomos brenda një çifti. Në ndryshim nga burrat theksojmë se gratë janë shumë të ndjeshme.
Gratë qajnë rreth 16 muaj nga jeta e tyre. Kjo vjen si pasojë e ngjarjeve nga më të ndryshmet, si për shembull gëzimi dhe suksesi i fëmijëve të tyre, i cili të krijon pafundësisht emocione saqë nuk mban dot veten nga lotët.
Arsyeja se përse meshkujt qajnë shumë pak lidhet me arsyet kulturore dhe edukative, të cilët i bëjnë më të fortë për të përballuar situata të ndryshme në jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here