Nëse Hillari bëhet presidente, Bill Klinton, do të marr nofkën Adam

0

Ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton ka patur shumë pseudonime në jetën e tij por nëse gruaja e tij Hillari e fiton garën për presidente të Amerikës ai ka thënë se do ta marr një pseudonim të ri. “Le të themi se nëse gruaja ime bëhet presidente unë mund të quhem Adam”, ka thënë ai në një intervistë dhënë të enjtën në “Rachel Ray Show” duke iu referuar njeriut të parë sipas shkrimeve të shenjta. Por megjithëse Klinon ka bërë shaka rreth pseudonimit që mund të ketë si bashkëshort i presidentes së ardhshme, ai ka theksuar se kandidimi për zgjedhjet presidenciale 2016 është një “vendim serioz” dhe një “vepër e madhe”. “Unë jam i lumtur të bëjë shaka rreth kësaj por unë e dua gruan time dhe çfarëdo që ajo dëshiron të bëjë unë e mbështesë atë”, ka thënë ish presidenti Klinton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here