Nëse Gruevski nuk dorëhiqet, protestat antiqeveritare do të radikalizohen

0

Opozita maqedonase paralajmëron se do të radikalizojë protestat antiqeveritare pas 23 qershorit nëse deri me këtë datë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk jep dorëheqje, informon Zhurnal.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se Gruevski dhe qeveria e tij pas 23 qershorit do të ballafaqohen me protesta më masovike dhe me masa më radikale. Në partinë e Zaevit thonë se do të vazhdojnë me publikimin e ‘bombave’ dhe me bllokimin e rrugëve dhe institucioneve.

“Nëse Gruevski nuk tërhiqet vullnetarisht deri më 23 qershor atëherë ne vazhdojmë me publikimin e ‘bombave. Në këtë rast do të publikohen ‘bombat’ me të ndjeshme. Ne do të kemi kujdes në marrëdhëniet ndëretnike. Në partinë tonë nuk besojnë në dhunë. Do të fillojmë të bllokojmë rrugët, institucionet me çka do të fllon të ndjehen dëmet e shtetit”, deklaroi për Zhurnal, Lidija Dimova, funklsionare e lartë e LSDM-së.

Sipas saj, po ashtu do të rritet edhe numri i atyre qytetarëve të cilët asnjëherë në jetë nuk kanë dalë për të protestuar.

“Ka pakënaqësi të madhe tek qytetarët e të gjitha shtresave në shoqëri. Mendoj se do të ketë masovitet më të madh në protestat kundër kësaj qeverie. Ky pushtet duhet të largohet që ta kthejmë vendin në rrugën e vërtetë”, theksoi Dimova.

Ndryshe, Maqedonia gjendet para një udhëkruqi për shkak të krizës politike e cila më tepër se tre muaj e ka përfshirë vendin. Kyçja e diplomacisë evropiane në tejkalimin e krizës ende nuk ka dhënë rezultatet e para.

Gruevski mbetet në qëndrimin e tij që të mbetet përsëri në krye të qeverisë së re për të cilën do të merren vesh liderët politik. Mirëpo, këtë kërkesë kategorikisht e hedh poshtë lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili kërkon qeveri teknike pa Gruevskin, shkruan Zhurnal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here