Nëse Chelsea nuk arrin që ta transferojë Gonzalo Higuainin në janar, atëherë Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Marko Arnautovicit nga West Ham.

Klubi londinez dëshiron që ta ketë në skuadër Higuainin, pasi që Alvaro Morata nuk po e gjen vetën në sulmin e Sarrit, transmeton Gazeta Express.

Përveç spanjollit, po ashtu edhe Olivier Giroud nuk ka dhënë më të mirë për fanellën e kaltër.

Arnautovic ka shënuar shtatë gola në këtë stinor të Premierligës, më shumë se Morata e Giroud bashkë.

Higuain aktualisht është i huazuar në Milan, ku në fund të këtij stinori mund të blihet për 36 milionë euro prej Juventusit, mirëpo argjentinasi në kohën e fundit ka treguar pakënaqësi në “San Siro”, dhe një largim në janar mund të ndodhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here