Nervozohet Shkurte Fejza: Turp që nuk më ftuan në ceremoninë e Isa Boletinit

0

Këngëtarja e muzikës popullore , Shkurte Fejza nuk është ftuar sot me rastin e ceremonisë së varrimit të heroit të kombit, Isa Boletini. Lidhur me këtë, ka reaguar këngëtarja kosovare. Ajo ka drejtuar disa akuza në drejtim të përgjegjësve të organizimit të sotëm në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Fejza ka thënë për gazetën “Zëri” se, organizimet e tilla pa prezencën e artistëve janë jo të mira.

“Ka qenë edhe rasti i Ismail Qemajlit që Edi Rama i merr artistë nga Shqipëria dhe neve nuk na ftojnë. Unë i kam kënduar Isa Boletinit dhe gjithë heronjve të Kosovës dhe shqiptarisë. Nuk kam ndonjë adresim të saktë, por më vjen keq prej njerëzve të tillë. Këto data kanë rëndësi dhe njëherë ndodhin dhe kanë rëndësi të madhe. Pra, duhet me pas një anë formale dhe me i dhënë madhështi”, ka thënë ajo.

Sipas Fejzës, politikanët po përzihen edhe në çështjen e artistëve.

“Deshën apo s’deshën të pranojmë, duhet ta kthejnë kryet edhe nga artistat sepse jemi ne atë që pjesën madhështore mundemi t’ia japin ne. Por nuk e di, këtu edhe politikanët po dojnë të bëhen arstista. Është gjynah prej vet emrit prej figurës së Isa Boletinit që mos t’i ipet madhështia e duhur, atë që e meritoi ai”, është shprehur ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here