Nervozohet Alves, paralajmëron largimin

0

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka paralajmëruar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Braziliani thotë se nuk luan vetëm për para, akuzë e cila iu kishte bërë nga drejtuesit e gjigantit katalan. “Kam duruar shumë këtë vit, duke dëgjuar shumë marrëzira”, deklaroi Alves. “Unë kam qenë i parespektuar këtu dhe kur e them këtë, atëherë jam duke folur për anëtarët e bordit të cilët flisnin për mua”. “Ata më thonin se po i ndjek paratë. Por unë nuk jam duke menduar në lidhje me paratë, unë jam duke menduar në lidhje me atë që nuk po vlerësohem. Nëse ata nuk e vlerësojnë atë që bëj unë, atëherë ky klub nuk është për mua. Klubi nuk më vlerësoi ashtu si e meritoj”. Kontrata e 32-vjeçarit me Barcelonën skadon gjatë kësaj vere.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here