Nëntë nxënës bllokohen nga orteku, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

0

Një ortek në Alpet Franceze ka bllokuar sot një grup nxënësish, duke vrarë një 14-vjeçar e duke lënë të zhdukur pesë të tjerë.

Sipas medieve franceze, së paku dy fëmijë janë në gjendje arresti kardiak dhe një tjetër është në situatë më të rëndë.

Grupi prej nëntë nxënësish dhe mësuesi i tyre po bënte ski në një pistë të mbyllur në zonën e Dy Alpeve.

Menjëherë kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, me helikopterë e qen.

Dëshmitarët i thanë BBC-së se orteku ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga grupet e personave që bënin ski në zonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here