Nëntë bavarezët që rrezikojnë stolin dhe largimin sezonin e ri

0

Fillimisht, revolucioni i Bajernit ishte planifikuar në verën e 2016-s. Por eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës nga Dortmundi dhe Barça në Champions, i afroi planet e merkatos.

“Sport Bild” ka klasifikuar lojtarët që rrezikojnë vendin e tyre në formacion dhe largimin në sezonin e ri.

Alonso

Në moshën 33-vjeçare e kishte menduar fundin e karrierës së tij më komode. Por Guardiola e ka aktivizuar më shpesh nga sa spanjolli mendonte. Falë blerjeve të reja ai mund të pushojë më tepër. Pyetja ngrihet nëse Pep do të vazhdojë t’i besojë ndeshjet kyçe.

Benatia – Kushtoi gati 30 mln euro, mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Por stoperi 28-vjeçar ka pasur shumë dëmtime gjatë sezonit dhe duhet ta konfirmojë veten. Bajerni do kërkojë sërish për një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Badshtuberin, por ai mund të shndërrohet në rival për marokenin.

Dante – Pep e mendon vetëm si zëvendësues dhe në rastin më të parë klubi është gati ta shesë, por braziliani ka rinovuar pas tripletës deri në 2017 dhe mund të mos dojë të dorëzohet.

Gëce – 22-vjeçari kërcënon të bëhet një problem politik në klub. Pep e provoi në 6 pozicione, por roli i tij më i mirë duket stoli. Zamer është avokat i tij, por ai mund të largohet kur të mërzitet me pankinën. Pizarro – Sulmuesi 36-vjeçar nuk ka më të ardhme te Bajerni. Peruani e ëndërron një kontratë të re, por klubi nuk pranon. Verderi është shumë pranë. Rafinja – Braziliani është në listën e fituesve me Guardiolën, por me Hejnkesin ishte vetëm një rezervë. Edhe spanjolli kërkon më shumë kualitet në krah të djathtë të mbrojtjes dhe afrimi i një mbrojtësi të ri do ta rikthente në stol.

Riberi – Dëmtime, marrëdhënie jo të mira me trajnerin dhe zëvendë- simi i 32-vjeçarit është në krye të axhendës së merkatos.

Shvajnshtaiger – Pep e di që nuk e çmonton dot kollaj idhullin e Gjermanisë. Deri tani nuk ka pasur kontakte për rinovimin (2016). Vajzer – 21-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe Guardiola nuk e shikon si mbrojtës të djathtë edhe po rinovoi.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/05/nente-bavarezet-qe-rrezikojne-stolin-dhe-largimin-sezonin-e-ri/#ixzz3asLCR0i9

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here