Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për “Realizimin e Kursit të Trajnimit për Motoçiklistë të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar”, ka bërë me dije Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë -Prishtinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni në fjalën e tij ka thënë se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore, duke ju referuar edhe bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugor dhe bashkëpunimit kufitar të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit.

“Tani edhe kjo marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar në fushën e trajnimit për motoçiklistë patrullues të trafikut, do të ndikojë edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit dhe trajnimeve të ndërsjella”, ka theksuar Magjuni.

Drejtori i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako në fjalën e tij ka theksuar se në takim janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit në disa fusha dhe ka siguruar se do të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e sigurisë në të gjitha format, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë edhe në realizimin e trajnimeve me interesa të përbashkëta.

Gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policisë janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive, si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar, atij trans-kufitar dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta policore në fusha të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here