“Nënë Tereza” synon krjimin e një rrjeti të sigurisë sociale

0

MALISHEVË, 26 JANAR – Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, Zef Shala duke shpalosur në Malishevë projektin “Rrjeti i sigurisë”, ka bërë me dije se kjo shoqatë synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale nëpër komunat e Kosovës me qëllim që të ulë nivelin e varfërisë në Kosovë. “Ky projekt u dedikohet familjeve më të prekura në aspektin social dhe ekonomik të shoqërisë kosovare”, ka shpjeguar Shala në një takim që sot ka patur me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj. Shala i ka thënë Begajt se që nga paslufta shoqata që e drejton është duke u marrë me programe zhvillimore të ekonomive familjare, dhe për ta vazhduar e realizuar këtë, ai e ka kërkuar ndihmën e Komunës së Malishevës si dhe të komunave të tjera. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe sekretari i degës së “Nënës Terezë” në Malishevë, Dalip Halitaj, kryetari Begaj ka premtuar se kjo komunë do ta dihmojë shoaqtën “Nëna Terezë” brenda mundësive të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here