Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion, në emision vijnë 5 vajzat e Përputhen, ajo zgjodhi Aristelen

0

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” përgjatë këtyre viteve kemi parë personazhe nga më të ndryshmit të cilët kanë kërkuar ndihmën e emisionit për të gjetur mikun ose shoqen e jetës, si dhe për të shprehur dashurinë që kanë për dikë në një mënyrë të paharrueshme. Si kurrë më parë, mbrëmë në studion e programit kishte ardhur një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj.

Margarita tregoi se vëllai i saj sipas Selimes e kishte kaluar moshën e martesës dhe se nëna kishte bërë shumë përpjekje që ta martonte sa më shpejt. Për këtë arsye, Margarita kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur Selimesë mirënjohjen që ka ndaj saj, por dhe për ta ndihmuar atë që t’i gjente më në fund një nuse vëllait të saj. “Mami dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua, të falenderoj që kujdesesh për mua gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të të falenderoj që më ke rritur djalin dhe që më ke ndihmuar për çdo nevojë që kam pasur e që më ke qëndruar gjithmonë pranë përgjatë gjithë këtyre viteve.”,- ishte mesazhi i Margaritës për Selimenë.

Prova e parë për vajzat ishte mënyra se si bënin qerasjen e miqve, ku nënë Selime eliminoi Sarën. Prova e dytë për to ishte pastrimi i peshkut dhe nga kjo sfidë Selimja eliminoi Jasminën, ndërsa në provën e tretë vajzat duhet të varnin rrobat në tel, sfidë në të cilën u largua Ledjana. Në fund vajzat e mbetura, Antonela dhe Aristela duhej të pastronin tapetet dhe të hekurosnin rrobat, sfida të cilat i kaloi me sukses sipas nënë Selimesë, Aristela.

Në fund nënë Selime vendosi që të gjitha kushtet që ajo kishte i plotësonte vetëm Aristela, por i’u drejtua asaj me shaka dhe i tha: Ne do t’i themi njëherë djalit tim për zgjedhjen që bëra këtu, ama ti Aristela programin vazhdoje, por mos dil më me çunat ti.

Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion,

Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion,

Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion,

Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion,

Nënë Selimja kërkon nuse për djalin në televizion,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here