Nëndega e tretë e LDK-së në Gjakovë e akuzon Luan Golajn për sabotim e krijim skandalesh më zgjedhje

0

Dega e LDK-së në Gjakovë vazhdon të jetë e përqarë. Nga një email-adresë që thirret në emër të nëndegës së tretë të LDK-së në këtë qytet, ka dalë njoftimi se Luan Gola, në funksionin e organizatorit të zgjedhjeve partiake të LDK-së në Gjakovë, ka shkaktuar një skandal të ri në kuadfër të procesit elektoral partiak. Gola sipas kësaj nëndege “e ka sabotuar në mënyrën më primitive procesin zgjedhor”.
“Z.Gola ftoi kuvendin e nëndegës së tretë, për 10.04.2015 në orën 20:00, në zyrën e LDK-së në Gjakovë (te Çarshia e Jupave). Ai shfrytëzoi ceremoninë mortore të një aktivisti të LDK-së, duke shpresuar që një pjesë e konsiderueshme e delegatëve të regjistruar në listat e dorëzuara në administratë dy muaj më herët, nuk do të marrin pjesë në kuvendin e paralajmëruar”, thuhet në njoftim.
“Përkundër kësaj, delegatët shkuan në vendin e caktuar per kuvend. Pos administratorit askush nuk ishte prezent. Pasi u prit për një kohë, z. Gola nuk erdhi në kuvend, fakt që delegatët e vlerësuan painteresim të tij. Për këtë arsye, delegatët vendosën që ta mbajnë vet kuvendin dhe nxorën strukturën e re të nëndegës si dhe të shtatë delegatët për kuvendin e degës”, sqarohet më tutje aty.
“Pas procesit, na erdhi informacioni që z.Gola është mbledhur bashkë me disa kushërinj të tij në një kafiteri për të vazhduar manipulimin me procesin zgjedhor. Delegatët shkuan në atë vend dhe gjetën z.Gola duke mbajtur kuvend klandestin zgjedhor të nëndegës së tretë me njerëz që s’i përkasin kësaj nëndege dhe me njerëz që nuk i përkasin as LDK-së”, jepen detaje më shumë.
“Ai na kërkoi që ta lëshojmë sallën duke na thënë që nuk përkasim në LDK dhe nuk kemi të drejtë të marrim pjesë në kuvend. Përkundër kësaj kishte tendenca praktike nga disa individë për dhunë fizike. Për këtë kemi dokumentim me video”, përmbyllet njoftimi në të cilin kërkohet reagimi i strukturës qendrore të LDK-së për të rikthyer normalitetin dhe ligjshmërinë në zgjedhjet partiake në LDK të Gjakovës.

Struktura e zgjedhur nga delegatët legjitimë të nëndegës së tretë:
Kreshnik Bakija, kryetar
Driton Gërqari, nënkryetar
Valdet Spahija, sekretar
Delegatët e nëndegës së tretë të deleguar për kuvendin zgjedhor të degës në Gjakovë:
Kreshnik Bakija
Fetah Bakija
Valdet Spahija
Xhevdet Pajaziti
Nexhdet Ukmata
Blendi Bakija
Driton Gerqari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here