Nenad Rashiq flet për mizorinë që treguan bashkëkombasit serbë ndaj djalit të tij

0

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq, ka organizuar një konferencë për media për të folur për rrahjen e djalit të tij nga një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës.

Ai tha se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe, raporton T7.

Teksa shtoi se ai është sharë para se të sulmohej, duke theksuar se dyshon se “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.

Tutje, Rashiq tha se sulmuesit kanë pasur me vete thika, çekiq dhe boksa të hekurit.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politike dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollen djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, tha ai ndër të tjera.

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Rashiq në një konferencë për media ka thënë se ngjarja e djeshme e ka trembur shumë dhe mbrëmë e ka pyetur djalin dhe gruan nëse ua ka rrezikuar jetën aktiviteti i tij politik.

“Mbrëmë e kam pyetur djalin dhe bashkëshorten se a mendojnë që ua kam rrezikuar jetën atyre dhe ata ishin njëzëri që të vazhdoj për të mirën tonë dhe të popullit tonë. Por, në këtë moment falë Zotit me mbeshtetjen e familjes unë nuk do të largohem nga politika”, tha Rashiq, raporton T7.

Teksa, tregoi për lëndimet që i ka pësuar djali i tij, Rashiq tha se pas sulmit djalin e ka dërguar fillimisht për kontroll mjekësore në Graçanicë e pastaj në Prishtinë e Fushë Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here