Nëna siriane: Ma lejoni vajzën në Gjermani, unë po kthehem në Siri

0

Rasha Alsayed , një nënë siriane, e cila mori rrugën prej vendit të saj për një jetë më të mirë, tha se ishte e gatshme të kthehej në Siri nëse fëmija e saj do lejohej të hynte e të jetonte në Gjermani.

Sipas “Sky News”,  Alsayed pohon se e do vajzën e saj aq shumë, sa kërkon vetëm që ajo të jetë e sigurt edhe pse kjo do nënkuptonte që të jetonin të ndara.

“Merreni vajzën time dhe dërgojeni në Gjermani apo në çdo vend tjetër të sigurt, nuk ka rëndësi se ku, mjaft që të jetë mirë, gjë të cilën nuk ia ofroj dot në vendin tim në Damask. Unë jam e gatshme të kthehem në Siri. Të gjithë kemi të drejtën të bëjmë një jetë të sigurt, por unë nuk e dua këtë të drejtë. E kërkoj një gjë të tillë për vajzën time. Që të shkojë në shkollë, një e drejtë themelore, apo jo?”, u shpreh Rasha Alsayed.

Ajo është mësuese anglishteje në Damask, që në momentin e intervistimit ndodhej në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë së bashku me refugjatë të tjerë. Vajza e saj Alma është 6 vjeçe.

Zonja Alsayed i tha gazetarit që e intervistonte Alex Rossi, se kishte 10 ditë që udhëtonte duke përshkuar Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Serbinë së bashku me vajzën e saj, Almen.

Në këtë udhëtim shoqërohej nga i vëllai Hasani dhe për këtë itinerar kishin paguar nga 2000 euro për person. Qeveria hungareze ka bërë me dije se të gjithë ata që kërkojnë azil, do të kthehen automatikisht pas dhe çdokush që përpiqet të kalojë rrethimin do të përballet me burgun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here