Nëna së bijës, 12 pako kokainë dhe një shëtitje me limuzinë, në ditëlindjen e 18-të

0

Çdo ditëlindje festohet njëherë në jetë, por 18 vjetori festohet paksa ndryshe pasi për një person do të thotë se u rrit dhe mund të vendosë vetë ai për jetën e tij.

Një nënë britanike është siguruar që vajza e saj ta mbajë mend për gjithë jetën festën e 18-vjetorit, ajo i ka dhuruar 12 pako kokainë për të gjithë të ftuarit.

37-vjeçarja Nicola A,. e cila jeton së bashku me familjen e saj në Angli, i ka dhuruar vajzës së saj një shëtitje me limuzinë në Londër, si dhe 12 pako me kokainë, duke u siguruar që 18-vjeçarja të festonte sa më bukur.

Secila pako përmbante 10 gramë drogë të pastër, e cila nuk ka qenë e vështirë që të zbulohet nga policia.  Por, vajza do e mbajë mend ditëlindjen e saj pasi që të dyja nënë e bijë u akuzuan për posedim droge.

Gjykatësit janë habitur se si një nënë i dhuron të bijës drogë. Ndërkohë, 37-vjeçarja është shprehur se “nuk ka asgjë të keqe që të festosh ditëlindjen në kryeqytet dhe duke thyer pak rregullat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here