Nëna fton të birin të dorëzohet pasi vrau gruan e tij

0

Vrasja e 41-vjeçares greke nga bashkëshorti i saj shqiptar vazhdon të marrë vëmendjen e mediave greke. Prej ditësh shqiptari Klodi Lesi, pas vrasjes, ka marrë një nga fëmijët e tij dhe është arratisur. Televizioni “News it TV” ka shkuar në banesën e prindërve të shqiptarit. Nëna e 36-vjeçarit tregon se ai ka ikur nga Shqipëria që 14 vjeç, duke ndenjur fillimisht në Greqi dhe më pas në Britani për 6 vjet, përpara se të kthehej sërish në Greqi.

Nëna thotë për televizionin grek se ajo nuk ka komunikuar me të birin që nga Pashkët e vitit të shkuar. Ajo tregon se ishin në dijeni të lidhjes që kishte me gruan greke, por që nuk i kishin thënë gjë, pavarësisht se ishin kundër.

“Nuk e dimë se ku ndodhet. Nuk kemi folur me të që prej Pashkëve kur ishte këtu. Kjo që ndodhi është e tmerrshme. E dinim që jetonte me një greke por nuk i kemi thënë gjë se ai ka jetën e tij. I bëj thirrje që të dorëzohet në Polici menjëherë dhe të mos e torturojë djalin e vogël”, thotë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here