NËNA E MADHE, puth lapidarin e djemëve dëshmorë

0

Kjo nënë e ka të madhe dhimbjen por edhe më të madhe krenarinë për bijtë e saj. I thonë NËNA E MADHE.

Tre djemë dha në altarin e lirisë së Kosovës.

“Nëna Emine, nëna e madhe tek varret e tre djemëve Dëshmor që ja fali kësaj toke.
Ismet Asllani Hero i kombit, Muharrem Asllani dëshmor, Nazim Asllani dëshmor.
Lavdi për Deshmorët dhe Respekte për Familjen Asllani, veqanërisht për Nanen loke.” thotë legjenda e kësaj fotografie të shpërndarë sot në rrjetet sociale.

Ismet Asllani –Prapashtica, bashkë me vëllezërit Muharremin dhe Nazmiun ranë heroikisht më 24 mars 1999, në një betejë-kundërvënje ndaj atentatit të organizuar nga policia serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here