Nëna e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, deputetit Daut Haradinaj dhe e heronjëve Shkëlzen e Luan Haradinaj është duke u trajtuar në spital.
Kështu ka bërë të ditur nipi i saj, Luan Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Nana Rukë sot e kaloi edhe një sfidë. Falenderoj stafin shëndetësor për kujdesin e treguar. Urime nanë, shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.
