Nëna e dëshmorit Visar Krasniqi varroset nesër në ora 12:00 në Drenoc të Malishevës

0

Është vendosur që nesër me datë 24 korrik 2021, në ora 12:00 të bëhet varrimi  i nënes së dëshmorit Visar Krasniqi, Shefkije Krasniqi. Varrimi bëhet në varrezat e vendbanimit të saj në fshatin Drenoc të Malishevës. E ndjera ka vdekur para 3 ditësh në Itali ku ishte për vizitë tek djemtë e saj dhe ceremonia e varrimit është vonuar për shkak të procedurave dhe vonesave të arritjes së kufomës në Kosovë.

Shefkije Krasniqi ishte një nënë tipike shqiptare, e cila i dha atdheut një dëshmor dhe 2 çlirimtarë.

Më i madhi i djemëve të saj Ismeti ishte ndër komandantët kryesor të luftës së UÇK-së në zonën e Malishevës.

Kur ishte ndezur lufta për liri të shqiptarëve në Iliridë, ndër ushtarët e parë në Zonën e Karadakut, konkretisht në Komunën e Likovës ishte rreshtuar djali i nënë Shefkijes, Visari, i cili pas shumë betejave kishte rënë në altarin e lirisë, në Mateq më 2 qershor 2001.

Me bekimin e nënë Shefkijes, i biri Ardiani kishte shkuar në frontin e luftës në Iliridë që të merrte pushkën e të vëllait, Visarit, kur ai kishte rënë dëshmor, në mënyrë që lufta për lirinë e shqiptarëve të mos ndalej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here