Nekrofilia e “Charlie Hebdo”

0

Dorina Hoxha

Në një stinë trazirash klimaterike ku postimet komike në rrjetet sociale shqiptare kanë në qëndër ujin, tokën, qiellin, kolektorët dhe pusetat, të vetmen të  vërtetë të patjetërsueshme por të përbuzur…është në natyrën njerzore të gjykosh dhe nënçmosh, kur nuk ke forcë për të ndryshuar situatën e vetmja gjë që mund të bësh është të flasësh, të shpifësh, të ironizosh, të nxitësh  dhe të kesh ndikim me bindjen tënde qoftë sado pak.

Në rastin e tretë të ndërgjegjes Nietzsche pyeste:-  “Je nga ato që vetëm shikojnë, apo përzihesh edhe ti me një çështje? Apo je një nga ato që kthejnë sytë në anën tjetër dhe qëndrojnë mënjanë?…

Kurse unë vetë-pyesja, Ku pozicionohemi ne si individë… i frikesha të mendoja më gjërë si shqiptarë, si popuj, mbi të gjitha si humanë?!  Në vazhdën e këtij vetë reflektimi, e vërteta që fshihet nën rrogoz, kërkon sprova guximtare që thyejnë  steriotipe mentaliteti, refuzimesh shoqërore, cënim dijniteti moral dhe etik, stigmatizime për të dalë në sipërfaqe si një e drejtë e pa cënueshme, mbi të gjitha njerëzore.

Me vullnetin për tu veçuar nga ata bashkëudhëtarë që kthejnë sytë në anën tjetër dhe qëndrojnë mënjanë padrejtësive, diskriminimit, përbuzjes, çështjeve dhe problemeve shoqërore, pa kontribuar për atë që është njerëzore dhe pa ja ngarkuar barrën “Gomarit të Buridanit” , bashkë me të, vizualitetin e një realiteti majtas jo djathtas, pozicionohem në krahun e atyre që sikurse unë u fyen nga karikatura dashakeqëse e Gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” për Refugjatin 3 vjecar Siria, që vitin e kaluar zbarkoi i vdekur në brigjet Turke. Charlie Hebdo merret me një të vdekur… Jam e bidur se të gjitha moralet që burojnë nga fetë e ndryshme që lëvrojnë në botë ndjekin të njëjtin rregull: “Mos fol keq për të vdekurin”.

Ahmed Izzudin El-Bejanuni në librin e tij”400 këshilla dhe udhëzime islame”  thekson se : “për të vdekurin duhet të kërkosh rahmet dhe ta përmendësh sipas asaj që të kujtohet për gjëra positive. Mos fol keq për të vdekurit, sepse ata kanë shkuar me atë që kanë përgatitur, e kjo i fyen të gjallët”.

 Alani i vogël ishte fytyra së prapthi e atyre që nën petkun e një satire dhunojnë vlerën e jetës më shumë se ekzekutimet e bëra në Paris apo përdhunimet në Gjermani. Kësaj i thonë o lexuas ti përgjigjesh së keqes me të keqe. Kush nga fetë botërore e gjeneron këtë filozofi mendimi?!  Vetëm përkrahësit e armikut numër një të njeriut në jetë. Disa prej jush do e kenë kuptuar se për cilin bëhet fjalë, unë po hesht për të, por jo për Alanin e vogël. Ai ishte mëshirimi i një sage lufte  për liri pa qënë në dijeni të asaj që ai përfaqësoi pa jetë në brigjet e detit Egje.

Karikatura e ‘Charlie Hebdo’ tregon se filozofia e satirës së përdorur e ka zanafillën në karakterin nekrofil të saj.

‘Sharlie’ përdhunoi dinjitetin e viktimës (kufomës) duke i atribuar cilësi  edhe të rreme edhe negative me vetëdije, duke mos respektuar një nga parimet më thelbësore humane, atë të lënurit rehat të vdekurin. Ky ‘përdhunim’ merr përmasat e një karakteri nekropedfilie (nekrofili+pedofili). Një satirë e tillë nuk duhej lejuar për dy arsye: së pari të respektohej i vdekuri, që nënkupton jetën si vlerë dhe së dyti të respektohej jeta si moshë.

Një tre vjeçar nuk e di çdo të thotë të jesh refugjat, luftë, përbuzje, fe, xhihadist apo muxhahedin, të vdesësh nuk e dine, po aq sa nuk e dinë cdo të thotë të jetosh. Alan iku pa qënë i zhyer nga satirat djallëzore që na karakterizon ne të rriturit. Ndaj figura e tij si një refugjat që gjeti vdekjen në përpjekje për liri duhet të respektohet edhe për këtë cilësi engjëllore që karakterizon një 3 vjecar.  Rregullat në jetë janë komplekse po aq sa relative edhe moralet e çdo kujt në këtë tokë. Satira e  ‘Charlie Hebdo’ shigjetoi aty ku nuk duhet me karikaturën e refugjatit sirian.

Qëllimi i ‘Charlie Hebdo’ ishte të thumbonte veprimet e refugjatëve në Köln duke vrarë të vdekurit. Të përdhunosh të vdekurit për shkak se u përdhunuan të gjallët kjo është një krahasim logjik moskoherent i veprimeve.

Një satirë e institucionalizuar në media të shkruar është e barabartë  po aq në pasojë sa qëllimi  i një nekrofili që përdhunon fizikisht kufomat. Përmasat e qëllimshme të  karikaturës hedhin farën e urrejtjes  për refuzime shoqërore, steriotipe mentaliteti etj.  Nekrofilia e Charlie Hebdo merr përmasa të gjëra aq sa me figurën e sirianit të vdekur nënkuptohen miliona përdhunime refugjatësh të vdekur në përpjekje për ti ikur së keqes së vëndit të tyre me të mirë. Ndaj pyetja “cfarë do të ishte bërë Alani i vogël kur të rritej?” përgjigjia e duhur do të ishte:- “një mjek për të kuruar karakterin pathologjik prej nekrofili të atyre që  si ‘Charlie Hebdo’ nxisin dhe promovojnë antivlerat sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here