Nebojsha Stefanoviq jep “mesazh” nga Tirana:”mos i quani terroristët çlirimtarë”

0

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi në samitin kundër terrorizmit që u mbajt në Tiranë, se “lëvizjet që kanë si mjet dhunën, si ajo në Kumanovë, nuk duhet të quhen lëvizje çlirimtare”.

“Unë nuk mund t’ia lejoj vetes që organizata të tilla terroriste të quhen lëvizje çlirimtare”, tha Stefanoviq. “T’i quash çlirimtare ato lëvizje do të thotë që të maskosh ekstremizmin”.

Stefanoviq tha më pas për mediet serbe se Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes tyre për të garantuar stabilitet në Ballkan dhe të luftojnë terrorizmin.

Ministri serb theksoi se Serbia është duke bërë hapa madhore në drejtim të garantimit të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë dhe treva të tjera që ndodhen në territorin e Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here