Në Zhur të Prizrenit digjet shtëpia, brenda saj digjet edhe një 86 vjeqar

0

Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, në një shtëpi banimi në Zhur të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr i cili përpos dëmeve materiale ka lënë të vdekur edhe një burrë 86 vjeqar. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka bërë me dije se zjarrfikësit pasi e kanë shuar zjarrin është gjetur trupi i pa jetë i viktimës me dëmtime nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përpos policëve të krim teknikës dhe hetuesve, i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi. Si shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një nxehëse elektrike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here