Në Vushtrri kapen 2 serbë teksa po i kontrabandonin 5 shqiptarë

0

PRISHTINË, 30 JANAR – Në Vushtrri janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë pasi qe gjatë një pike kontrolli, njësiti policor ka ndaluar një minibus pronë e një firme me targa të Serbisë. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar sot se gjatë kontrollit në veturën e këtyre qytetarëve serbë janë identifikuar 5 qytetarë shqiptarë të cilët kishin bërë marrëveshje që me pagesë, të udhëtojnë deri në Beograd e me pas nga aty të tentojnë te shkojnë në ndonjë shtet të perëndimit. Mësohet se me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, ndërkaq automjeti është konfiskuar si provë materiale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here