Në Vetëvendosje mbledhen për fundvit, thonë se vitin e ardhshëm e rrëzojnë pushtetin

0

Në lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë se vitin e ardhshëm do t’ia largojnë Kosovës nga pushteti ata që po tentojnë ta shkatërrojnë.

Aktivistët e këtij subjekti janë mbledhur të dielën në një takim të fundvitit.

“Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s sonte u mblodhën në një takim të fundvitit.

Qindra aktivistë po festojnë fitoret e vitit 2015, që erdhën si rezultat i përpjekjes sonë të pandalshme.

Po e mbyllim këtë vit me bindjen e fuqishme që viti i ri do të jetë vërtetë i ri, ngase do t’i sjell Kosovës zhvillim e mirëqenie. Ngase vendin tonë do ta shndërrojë në republikë të vërtetë, iduke ia larguar nga kryet njerëzit e korruptuar që po tentojnë ta shkatërrojnë”, ka shkruar ky subjekt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here