Në veri, më të korruptuarat: policia, arsimi dhe shëndetësia

0

Niveli më i lartë i korrupsionit në veri të Kosovës është te policia, arsimi dhe shëndetësia, është konstatuar në një debat që është mbajtur në Zveçan, lidhur me projektin “Antikorrupsioni, fushata në veri të Kosovës”, që është organizuar nga organizata “Qendra për promovimin e kulturës demokratike” në veri të Mitrovicës.

Rezultatet e një hulumtimi të organizatës “Qendra për promovimin e kulturës demokratike”, të cilat janë prezantuar në një debat lidhur me projektin “Antikorrupsioni, fushata në veri të Kosovës”, tregojnë për nivelin e lartë të korrupsionit në polici, arsim dhe shëndetësi, në të katër komunat e veriut të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Projektin, “Antikorrupsioni, fushata në veri të Kosovës”, të cilin e zbaton organizata “Qendra për promovimin e kulturës demokratike”, e financon dhe e mbështet Ambasada amerikane në Prishtinë.

Sipas Milena Jevtiq, koordinatore e projektit, hulumtimi është zbatuar në katër komunat veriore. Ajo ka veçuar komunën e Zveçanit, ku edhe është zhvilluar debati në temën “Problemi i korrupsionit dhe transparenca në veri të Kosovës”, sipas të cilës, hulumtimi është kryer në bazë të pyetësorëve të 250 respodentëve në komunat e veriut të Kosovës, nga të cilët 60 janë anketuar në komunën e Zveçanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here