Profesori i Universitetit të Prizrenit arrestohet për fajde

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar aktvendime për ndalim kundër B.Z, dhe B.A., që të dy profesorë të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe kundër E.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së. Policia e Kosovës ndërkaq e ka zabatuar sot urdhëresën por i ka arrestuar vetëm të dyshuarit B.A. dhe E.S. Sipas policisë është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit.

Prokuroria ka njoftuar se B.Z., profesor në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” – Prizren, dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 422 të KPRK-së.

Aktvendimin për ndalim kundër B.A., profesor i Universitetit publik “Ukshin Hoti”, në Prizren prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KPRK-së. Policia ka tërhequr vëmendjen se gjatë veprimeve hetimore është siguruar provë se B.A. ka marrë dhe ka dhënë para me fajde.

Ndërkaq aktvendimin për ndalim kundër E.S, prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së.

Për të dy rastet Prokuroria Themelore në Prizren, ka ushtruar kërkesë  për ndalimi 48 orësh, me qëllim të kryerjes pa pengesa të procedurës penale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here